Projektet me ambicioze të Grupit Balfin
janë ato në fushën e turizmit. Grupi
Balfin i është dedikuar investimeve
në turizëm...

Grupi Balfin është pionieri i krijimit të zinxhirëve
të shitjeve me pakicë duke i propozuar
klientëve markat dhe produktet më
cilësore me çmimet më të mira ...

Grupi Balfin, grupi më i madh i investimeve
në Shqipëri dhe nga më të fuqishmit në
Ballkan shquhet për investimet e
mëdha në fushën e ndërtimit ...

Me një eksperiencë të gjerë, me burimet dhe
vendosmërinë e nevojshme, Grupi Balfin synon
realizimin e projekteve të mëdha, jo vetëm
në rajon por edhe ndërkombëtarisht...

  1. Pasuri të Paluajtshme
  2. Tregti me Pakicë
  3. Turizëm
  4. Agrobiznes
  5. Energji
  6. Industri Minerare
  7. Shërbime
  8. Partneritete
Grupi Balfin, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe nga më të fuqishmit në Ballkan shquhet për investimet e mëdha në fushën e ndërtimit. Ky grup filloi aktivitetin në fushën e ndërtimit në fillim të viteve 2000 duke u fokusuar fillimisht në ndërtimin e hapësirave rezidenciale dhe komerciale në Shqipëri. Nga kjo sipërmarrje janë ndërtuar me sukses rreth 200,000 mije m2 sipërfaqe ndërtimore që përfshin ndërtime të një cilësie shumë të lartë dhe ofrim shërbimesh elitare por njëkohësisht edhe ndërtime cilësore dhe të përballueshme për qytetarët. Lexo më shumë...


Grupi Balfin është pionieri i krijimit të zinxhirëve të shitjeve me pakicë duke i propozuar klientëve markat dhe produktet më cilësore me çmimet më të mira. Aktivitetet e tregtisë me pakicë janë të përqëndruara në : elektronikë, veshje, markete, produkte ushqimorë dhe industriale, lodra për fëmijë, etj. Grupi Balfin ka treguar që di të manaxhojë dhe zgjerojë rrjetet e dyqaneve me pakicë në tregun shqiptar dhe di si të përshtatet me tregun e rajonit pasi ka arritur ta zgjerojë aktivitetin e rrjeteve të pajisjeve elektronike dhe dyqaneve të veshjeve në Kosovë dhe Maqedoni. Lexo më shumë...

Projektet me ambicioze të Grupit Balfin janë ato në fushën e turizmit. Grupin Balfin i është dedikuar investimeve në turizëm dhe në mënyrë të veçantë turizmit elitar dhe të luksit, duke u fokusuar në dy prej zonave më elitare në Shqipëri siç janë Gjiri i Lalzit në Durrës dhe Palasa në bregdetin e Vlorës. Grupi Balfin synon që në të ardhmen të fokusohet më shumë në investime të reja për qëllime turistike dhe kryesisht elitare duke ofruar si në çdo fushë tjetër të sipërmarrjeve të tij cilësi, standarde ndërkombëtare, komoditet dhe siguri. Lexo më shumë...

Grupi Balfin ka zgjeruar portofolin e investimeve të tij edhe në fushën e bujqësisë, duke kombinuar cilësinë e lartë të produkteve me blerës lokalë, tregje ndërkombëtare dhe me një impakt social teper pozitiv. Ky investim konsiston në ndërtimin e mjediseve të mbrojtura për prodhimin e produkteve bujqësore, me shumicë dhe pakicë , në Shqipëri dhe jashtë vendit. Kompania synon të ketë një depërtim të shpejtë dhe të sigurt në prodhimin dhe tregun e shitjeve të produkteve bujqësore në Shqipëri dhe jashtë saj, me qëllim eksportimin e produkteve bujqësore për kontraktorët e huaj. Lexo më shumë...

Albanian Energy Supplier është themeluar në vitin 2014. Kjo shoqëri ushtron aktivitetin e saj në ofrimin e shërbimeve të importit, eksportit, tregtimit dhe furnizimit me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike. Njëkohësisht kjo shoqëri ofron eksperiencën e saj në ndërtimin, zhvillimin dhe menaxhimin e impianteve dhe sistemeve të prodhimit, shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike. Albanian Energy Supplier është një kompani e specializuar në shitblerjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme, ofrimin e shërbimeve të konsulencës, projektim inxhinierik dhe asistencë teknike. Albanian Energy Supplier është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Lexo më shumë...

AlbChrome është shoqëria lider në industrinë e minierave dhe metalurgjisë në rajon dhe një nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit të burimeve të kromit në Europë. Me një eksperiencë të gjerë në prodhimin e mineralit te kromit me cilësi të lartë, aftësi pasurimi dhe përpunimi, AlbChrome është prodhuesi i vetëm me integrim vertikal i Ferrokromit të pasur me karbon në Europë. Që prej janarit të vitit 2013 Albanian Chrome zotërohet 100% nga Grupi Balfin. Me fokusin kryesor eksportimin, kryesisht drejt vendeve industriale të zhvilluara në Europë, Azi dhe Amerikë, AlbChrome ka zhvilluar një rrjet të rëndësishëm partnerësh ndërkombëtarë. Së fundmi, AlbChrome është i dyti eksportues më i madh në Shqipëri. Lexo më shumë...

Aktivitetet e Grupit Balfin në kategorinë e shërbimeve përfshijnë një gamë të gjerë që varion nga manaxhimi i pasurive të paluajtshme e deri tek hapësirat gjigande për zhvillimin e aktiviteteve sipërmarrëse. Shërbimet e ofruara nga Grupi Balfin përfshijnë sisteme të plota e profesionale që ofrojnë të gjitha lehtësitë si për konsumatorin ashtu edhe për kompanitë. Qendra tregtare, parku logjistik, manaxhim ambientesh banimi dhe zona rezidenciale, restorante, sherbim i specializuar dhe ekskluziv per paijsje elektrike dhe elektronike etj. janë disa prej shërbimeve që ofrohen nga Grupi Balfin në Shqipëri e rajon. Lexo më shumë...

Grupi Balfin është i hapur të bashkëpunojë me partnerë lokal apo ndërkombëtar dhe rezultat i këtyrë bashkëpunimeve janë disa nga shoqëritë me performancën më të lartë në Shqipëri dhe rajon. Në portofolin e shoqërive të Grupit janë disa kompani ku Grupi Balfin është vetëm një investitor dhe nuk i menaxhon ato. Ne kemi zgjedhur të jemi pjesë e këtyre shoqërive edhe pse është jashtë sferës së manaxhimit të tyre sepse ne besojmë tek aftësitë e partnerëve tanë për t’i zhvilluar këto shoqëri. Lexo më shumë...

next
prev