Fakte dhe Shifra
  • Grupi Balfin është grupi më i madh në Shqipëri
  • Mbi 5000 persona punojnë në shoqëritë e Grupit tonë.
  • Xhiroja vjetore e grupit është më shumë se 500 milion Euro.
  • Vlera Totale e Aseteve të Grupit është më shumë se 1.2 miliard Dollarë.
  • Ne jemi të pranishëm në Shqipëri, Austri, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Holandë.
  • Balfin ka një portofol të larmishëm të investimeve
  • Neptun - Rrjeti më i madh i elektroshtëpiakeve në Shqipëri, dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, është pjesë e Grupit.
  • Grupi Balfin ndërtoi qendrën e parë tregtare në Shqipëri, QTU.
  • Qëndra tregtare më e madhe në Shqipëri, TEG, është ndërtuar nga Grupi Balfin.
  • Grupi Balfin ka në pronësi AlbChrome - kompaninë më të madhe në fushën e industrisë minerare në Shqipëri dhe e dyta më e madhe në Europë.
  • Pjesë e Grupit tonë është kompania Mane TCI, më e madhja në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.
  • Grupi ka diversifikuar portofolin e tij me AgroCon Albania - investimi më i madh në Shqipëri në industrinë e agrikulturës.
  • Balfin Group ka në pronësi Green Coast - High End Luxury Resort - i pari i llojit të tij në Shqipëri.
  • SPAR, marka më e madhe ndërkombëtare e produkteve ushqimore, u bë pjesë e Grupit Balfin në vitin 2016.
  • Balfin Group ka në pronësi NewCo Ferronikeli, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të Nikelit në Kosovë.
  • Balfin Group merr në zotërim Tirana Bank, duke diversifikuar akoma më shumë portofolin e investimeve.