Karriera

Ne jemi ndër punëdhënësit më të mëdhenj të sektorit privat në Shqipëri. Në kompanitë e Grupit Balfin punojnë mbi 4000 persona pa përfshirë këtu nënkontraktorët që punojnë për projektet tona. Pozicionimi që grupi ynë ka në tregun e punës në Shqipëri e bën atë një aktor shumë të rëndësishëm dhe shembull për tu ndjekur.

Në strategjinë tonë të zhvillimit të Burimeve Njerezore, marrëdhëniet me punonjësit zënë një rol kyç pasi ata janë qendra e forcës për sukseset e arritura nga Grupi Balfin.

Çdo punonjës në grupin tonë është një kapital i rëndësishëm tek i cili kompania investon në mënyrë që ai të marrë zhvillimin dhe mbeshtetjen e nevojshme për realizimin e performancës dhe arritjen e objektivave personale të karrierës. Madhësia e grupit, diversiteti që ai ka në aktivitetet e biznesit si dhe fryma mbështetëse që shoqëron punonjësit tanë bëjnë që çdo njëri prej tyre të gjejë tek kompania jonë plotësimin e qëllimeve personale për promovim dhe zhvillim në karrierë.

Grupin Balfin bashkon profesionistë të fushave të ndryshme duke gërshetuar kështu eksperiencën, profesionalizmin dhe energjinë për t’ju përgjigjur në mënyrën efikase çdo sfide. Sfida dhe përkushtimi janë fjalët që drejtojnë punonjësit tani në rrugën drejt suksesit individual por dhe suksesit të bizneseve ku ata bëjnë pjesë.