Burimet Njerëzore

UDHËHEQIM PUNONJËSIT DHE BIZNESET DREJT SUKSESIT!

Pse une zgjedh të jem punonjës i Grupit Balfin?

Sepse tek ne si punëdhënës ju gjeni:

Vëmendje – Ne përkujdesemi: Ne i trajtojmë punonjesit tanë me respekt, ndershmëri dhe drejtësi. Ne i vlerësojmë shumë opinionet e punonjësve dhe i përfshijmë në vendimmarje. Nëpërmjet praktikave të shumta, ne nxisim shprehjen e këndvështrimeve të ndryshme, dallojmë dhe promovojmë performancën e lartë. Besimi te punonjesit tanë, njohja e opinioneve, meritave dhe kontributit të tyre, motivon punonjësit tanë dhe i ndihmon ata në rrugën e promovimit dhe suksesit.

Energji për të ardhmen: Grupi Balfin është përherë në kërkim të personave të kualifikuar që të jenë pjesë e ekipit për të punuar në projektet e së ardhmes. Për të marrë pjesë në projektet që do të formësojnë të ardhmen Grupi Balfin kërkon persona energjikë, që të dinë t’i përshtaten grupit më të madh në Shqipëri.

Puna dhe Familja: Për Grupin Balfin është shumë e rëndësishme familja. Punonjësit tanë kanë mundësinë e gjetjes së një raporti të barazpeshuar midis punës dhe jetës private.

Përfaqësuesit e punonjësve: Grupi Balfin është shumë i vëmendshëm mbi atë që mendojnë punonjësit. Për këtë arsye zhvillohen takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e punonjësve, sindikatat. Gjithashtu punonjësit kanë lirinë që të shprehen lirshëm mbi ecurinë e punës dhe për çdo shqetësim departamentet e burimeve njerëzore ofrojnë zgjidhjen më optimale.

Trajnimet- Trajnimi dhe zhvillimi profesional i punonjësve tanë është fokusi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Me synimin për një investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, Grupi Balfin përgjatë vitit realizon trajnime të ndryshme. Gjithashtu Departamenti i Informatikës ofron për paketa trajnuese në lidhje me përdorimin e sistemeve të informacionit dhe aplikacioneve softëare.

Promovimet - Investimi në zhvillimin profesional të punonjësve ka bërë të mundur që promovimi i tyre të jetë një praktikë e vazhdueshme e shoqërive të Grupit Balfin. Si punonjës i Balfin ju do të keni mundësinë për të ecur në karrierë dhe për t’u zhvilluar profesionalisht duke dhënë kontributin tuaj të vazhdueshëm në zhvillimin e Grupit.

Formim Profesional & Shkëmbimi i Eksperiencave: Grupi Balfin është investuar gjerësisht për trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve. Kompani profesioniste kontraktohen për të ofruar shërbimet e tyre për trajnime tekniko-profesionale apo dhe trajnime në Lidership, aftësi manaxheriale, fusha specifike etj., duke zhvilluar më tej edhe proceset CSR si pjesë e këtyre trajnimeve. Për të gjithë punonjësit që tregojnë devotshmëri në punë, performancë të lartë, cilësi dhe potencial për zhvillim, ofrojmë plane konkrete duke bërë të mundur orientimin e duhur të tyre për arritjen e objektivave. Ky proces zhvillohet në ambient të diversifikuar i cili mund të jetë teorik, në ambientet e shkollës, apo mund të zhvillohet në mjedisin e punës. Njëkohësisht gjatë këtyre proceseve ju keni mundësinë e ndërveprimit dhe të shkëmbimit të eksperiencës profesionale dhe ideve tuaja.