Praktika për Studentët

Grupi Balfin ofron praktika profesionale me kohë të plotë apo të pjesshme për të gjithë studentët e kualifikuar në të gjitha kompanitë profesionale të Grupit. Praktika profesionale është një kontribut real që japim për edukimin dhe këshillimin e specialistëve dhe profesionistëve të ardhshëm. Në këtë mënyrë kryejmë një prej misioneve që i kemi vënë vetes, për të kontribuar në komunitet. Përgjegjshmëria sociale e korporatës tonë dhe kontributi në komunitet dhe shoqëri është një mision që e marrim shumë seriozisht.

Ne jemi vendi ku të rinjtë mund të shikojnë si zbatohen dijet e marra gjatë studimeve universitare. Mundësia për praktikë profesionale i ofrohet vetëm atyre studentëve që do të tregojnë se kanë dëshirën dhe përkushtimin për të përfituar nga përvoja e stafit të shoqërive të Grupit Balfin.

Gjatë praktikës studentët do të kenë mundësi të njihen nga afër me të gjitha “ingranazhet” që bëjnë të mundur funksionimin e një biznesi. Kjo është një mundësi për studentët që të punojnë në projektet e Grupit Balfin bashkë me disa prej profesionistëve në fushat përkatëse të vendit.

Pas çdo cikli praktikash profesionale Grupi Balfin jep edhe vlerësimet përkatëse për secilin student duke e shoqëruar edhe me rekomandime që mund t’i shërbejnë për të ardhmen. Gjithashtu ne e përdorim praktikën profesionale për të rekrutuar punonjës të rinj për shoqëritë tona. Shumë prej punonjësve tanë i janë bashkuar Grupit tonë pikërisht nga praktikat profesionale, duke treguar përkushtim gjatë përmbushjes së detyrave që i janë caktuar në kohën e praktikës profesionale.