Shkon në 1.1 milionë € kontributi i Grupit Balfin për personat e dëmtuar nga tërmeti

Ka vijuar mbështetja e kompanive të Grupit Balfin për personat e prekur nga tërmeti.

Më 18.02.2020, kompanitë AlbChrome, Green Coast dhe Mane TCI, kontribuan me nga 100 mijë euro secila, në fondin përkatës shtetëror dedikuar për këtë qëllim, sikurse mund të shihet në mandat pagesat e mëposhtme.

Gjithashtu, pak ditë më parë, kompania Neptun kontribuoi me 39.555 euro me një apartament shtesë nga 3 të mëparshmit që kishte dhuruar, ndërsa Spar Albania me 55.296 euro shtesë për të njëjtin qëllim.

Balfin Shpk, ka mbështetur gjithashtu gjatë muajit shkurt me 4720 euro shoqatën jo-fitimprurëse “Trail Running Albania”, e cili zhvilloi një maratonë, të ardhurat e së cilës do të shkojnë të gjitha në favor të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit 2019. 

Nga 1.2 milionë eurot që Grupi Balfin kishte premtuar për personat e dëmtuar nga tërmeti, deri tani janë lëvruar 1.178.730 euro dhe mbeten edhe 21.270 euro, të cilat do të jepen në formën e meremetimeve, arredimeve dhe mobilimeve të disa prej shtëpive nga kompanitë e ndryshme të Grupit.

AlbChrome, Green Coast dhe Mane TCI, 300 mijë euro për të prekurit nga pasojat e fenomenit natyror

 Ka vijuar mbështetja e kompanive të Grupit Balfin për personat e prekur nga tërmeti.

 Më 18.02.2020, kompanitë AlbChrome, Green Coast dhe Mane TCI, kontribuan me nga 100 mijë euro secila, në fondin përkatës shtetëror dedikuar për këtë qëllim, sikurse mund të shihet në mandat pagesat e mëposhtme.

Gjithashtu, pak ditë më parë, kompania Neptun kontribuoi me 39.555 euro me një apartament shtesë nga 3 të mëparshmit që kishte dhuruar, ndërsa Spar Albania me 55.296 euro shtesë për të njëjtin qëllim.

 Nga 1.2 milionë eurot që Grupi Balfin kishte premtuar për personat e dëmtuar nga tërmeti, deri tani janë lëvruar 1.174.010 euro dhe mbeten edhe 25.990 euro, të cilat do të jepen në formën e meremetimeve, arredimeve dhe mobilimeve të disa prej shtëpive nga kompanitë e ndryshme të Grupit.

Përditësim 22 Janar 2020

Grupi Balfin dhuron 8 apartamente për të prekurit nga tërmeti, shkon në 760.000 € kontributi për të dëmtuarit

Ka shkuar në 759.884 € kontributi i Grupit Balfin në favor të personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Donacioni i fundit nga ana e Grupit Balfin, nëpërmjet një marrëveshjeje që Grupi nënshkroi sot me Entin Rregullator të Banesave, bën të mundur që përmes kompanive të grupit, të alokohet një vlerë prej 280,084 eurosh, një kontribut në natyrë ky, pasi bëhet fjalë për dhurimin e 8 apartamenteve.

Kjo është lista e pare e njësive që iu dhuruan Entit Rregullator të Banesave dhe do të pasohet edhe nga lista të tjera të ngjashme.

Apartamentet në fjalë janë dhuruar për personat e dëmtuar në qytete si Durrësi, Kavaja dhe Lezha, ku pasojat e tërmetit kanë qenë më të mëdha.

Nga kompanitë e Grupit Balfin, ky është një kontributi direkt i Tirana Bank, Neptun Albania dhe Spar Albania.

Më poshtë mund të shihni edhe 3 kontratat e para nga dhurimi i këtyre apartamenteve:

Përditësim 26 Dhjetor 2019:

Pagesat e Grupit Balfin në favor të personave të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri kanë prekur vlerën e 479.800 eurove, nga 1.2 milionë eurot që do të dhurojë Grupi për këtë qëllim.

Nga kjo shumë, 470.600 euro janë transferta bankare në favor të instituciineve përgjegjëse, ndërsa 9200 euro janë ndihma direkte për të dëmtuarit me bazë materiale .

 Përditësim 20 Dhjetor 2019:

 Kompania Jumbo kontribuon me 100 mijë euro

 Kanë vijuar sot pagesat e Grupit Balfin në favor të personave të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

 Kompania Jumbo, ose Kid Zone Shpk, sikurse është emërtimi i saj tregtar, ka qenë kontribuesja e radhës nga kompanitë e Grupit duke lëvruar plot 100.000 euro për personat e prekur.

 Kjo vlerë e çon në 455.700 350 mijë shumën eurove të dhuruara deri tani, nga 1.2 milionë eurot që do të dhurojë Grupi për këtë qëllim.

Përditësim: 18/12/2019

 Grupi Balfin kontribuon me 700 mijë lekë bileta në “koncertin e rindërtimit”

 Kanë vijuar sot pagesat e Grupit Balfin në favor të personave të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Balfin Shpk ka blerë bileta të koncertit të rindërtimit që kapin vlerën e 700.000 lekëve të reja, të cilat i bashkohen vlerës prej 350 mijë eurove të dhuruara deri tani, nga 1.2 milionë eurot që do të dhurojë Grupi për këtë qëllim. 

 Përditësim 16 Dhjetor 2019:

 Vijojnë donacionet e Grupit Balfin për të prekurit nga tërmeti, Tirana Bank paguan 10.000 euro

 Është kryer sot pagesa e radhës nga ana e kompanive të Grupit Balfin në favor të personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

 Kompania që ka bërë lëvrimin e radhës ka qenë Tirana Bank, në një vlerë prej 10.000 eurosh.

 Kontributi i deri tanishëm i Grupit Balfin është 350.000 euro nga 1.2 milionë eurot e premtuara.

Përditësim 05 Dhjetor 2019:

Vijojnë donacionet e Grupit Balfin për të prekurit nga tërmeti, TEG paguan 120.000 euro

Është kryer sot pagesa e radhës nga ana e kompanive të Grupit Balfin në favor të personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Kompania që ka bërë lëvrimin e radhës në llogarinë bankare të Ministrisë së Financave ka qenë Tirana East gate (TEG), në një vlerë prej 120.000 eurosh.

Kontributi i deri tanishëm i Grupit Balfin është 340.000 euro.

 Publikimi 3 Dhjetor:

Pas vendimit të datës 29 nëntor 2019 të Bordit Drejtues dhe kompanive të Grupit Balfin, nën kujdesin e vecantë të Presidentit Samir Mane, për të dhuruar 1.2 milionë euro në favor të njerëzve të dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri, ka nisur gjatë ditës së djeshme për të vijuar edhe sot, lëvrimi i parë i fondeve të Grupit për të dëmtuarit nga tërmetet në Shqipëri.

Që ditën e djeshme janë bërë pagesat nga kompanitë Neptun Maqedonia, Neptun Kosova dhe Jumbo Kosova, për të vijuar sot me pagesën e Qendrës Tregtare Univers (QTU) në Shqipëri.

Këto kompani kanë disbursuar në llogarinë e Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nga 80.000, 70.000 dhe 70.000 euro, për një total prej 220.000 mijë eurosh.

Ditët në vijim do të vazhdojnë donacionet deri në lëvrimin e plotë të fondit prej 1.2 milionë eurosh, në mënyra dhe forma të ndryshme dhe të gjitha transaksionet do të pasqyrohen në faqen tonë zyrtare www.balfin.al me transparencë të plotë.