Fashion Group Albania dhuron veshje për të prekurit nga tërmeti në Ndroq

Fashion Group Albania në bashkëpunim me organizatën “Fundjavë Ndryshe” ka dhuruar sot mbi 6,000 artikuj veshje me një vlerë prej mbi 10 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti në njësinë administrative të Ndroqit, Tiranë.

Kompania e njohur, manaxhuese e markave ndërkombëtare si: Mango, Springfield, Cortefiel, Prenatal, Okaidi, Geox, Women’secret, Parfois, Carpisa dhe Goldenpoint,  është pjesë e Grupit Balfin, që i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Grupit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Fashion Group Albania në mbështetje të kësaj strategjie të grupit për pergjegjësine sociale, ka mbështetur vazhdimisht grupe në nevojë si, gratë e dhunuara, ato të trafikuara, fëmijet pa përkujdesje prindërore  etj.  Gjatë  vitit 2019 kjo kompani dha shembullin e saj për intergimin dhe punësimin e personave me aftësi ndryshe, e specifikisht ato me Sindromën Down duke punësuar 2 prej tyre tek Mango e SPRINGFIELD, TEG.

“Njerëzit të parët” është ajo që ne në Fashion Group Albania, na udhëheq çdo ditë, në çdo iniciativë që marrim , por edhe në marrëdheniet e përditëshme me stafin dhe klientët tanëshprehet: Ornela  Kastrioti, Drejtuese e Departamentit të Komunikimit të Fashion Group Albania.

Prandaj edhe kërkesës së “Fundjavë Ndryshe” për te mbështetur të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nentorit 2019 në një nga njësitë e bashkisë Tiranë, ku edhe ne si kompani operojmë, iu përgjigjëm menjëherë. Duke  parë dhe kujdesin e veçantë që vetë presidenti i Grupit Balfin, z. Samir Mane, i kushton ardhjes në ndihmë të njerëzve në nevojë.

 

Prej shumë vitesh, grupi Balfin me fondin e tij përkrah edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit.

Vetëm gjatë vitit të fundit, Balfin akordoi mbi 1 milionë euro për kauza të ndryshme sociale, ku një pjesë e konsiderueshme e shumës shkoi në favor të personave të dëmtuar nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit 2019.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Fashion Group Albania është një kompani lider në sektorin e modës në tregun shqiptar dhe prej 15 vitesh zhvillon aktivitetin me plot 10 marka prestigjioze ndërkombëtare në 17 dyqane, pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në 2 qendrat tregtare më të mëdha në vend, në TEG dhe QTU.