Kompania e shitjeve online kthehet në “Babagjysh”, dhurata për fëmijët e shkollave të fshatit Kus dhe Mazrek në Kashar

Platforma më e madhe e blerjeve online në Shqipëri, Dyqantaxi.com ndau për fëmijët e shkollave 9-vjeçare “Kus” dhe “Mazrek” në Kashar 235 pako dhuratash për festat e fundvitit.

balfin group, balfin.al, neptun, spar, green coast Në këtë prag festash, DyqanTaxi.com propozoi një ide unike, të cilën e ndau me klientët e saj, ku një perqindje të shitjeve online të ofertës “Kap ofertën dhe dhuro” që u realizuan përgjatë 10 ditëve të muajit dhjetor, u përdoren për fonde bamirësie.

Përfaqësuesit e kompanisë Nettrade Albania ishin të pranishëm në mjediset e këtyre shkollave të premten e kaluar, ku në atmosferën festive të fundvitit, Babagjyshi shpërndau pakot për fëmijët e kësaj shkolle. Në ceremoninë e zhvilluar, Manaxherja e Marketing te Dyqantaxi.com EnkelejdaThimo u shpreh: “Jemi shumë të gëzuar që nismën tonë e mbështetën mijëra klientë nga e gjithë Shqipëria, falë kontributit të të cilëve u mundësuan dhuratat për fëmijët”. Sipas saj, “ky është vetëm fillimi i një procesi që do të vijojë rregullisht edhe në të ardhmen, ku do të mblidhen fonde për zona të varfra të vendit përmes një mënyrë të tillë”.

balfin group, balfin.al, neptun, spar, green coast Kompania shpreson të ketë një rritje të madhe në pesë vitet e ardhshme dhe nisma të tilla do të bëhen pjesë të traditës së saj, për të ndihmuar familjet në nevojë dhe për të nxitur mekanizma të reja filantropie në sipërmarrjen shqiptare.

Dyqan Taxi është një prej Start Up-eve më të suksesshme në Shqipëri. Me një ritëm të lartë rritjeje çdo vit, ajo është tashmë lideri i padiskutueshëm i shitjeve online në Shqiperi. Kompania menaxhon disa prej portaleve më të suksesshme në shitje si www.dyqantaxi.com www.bukinist.al www.beba.al www.idedhuratash.al.

Që kur është bërë pjesë e Grupit Balfin, kompania ka ndërtuar një strategji biznesi në bazë të të cilës parashikon të ketë një rritje të konsiderueshme në 5 vitet e ardhshme. Sfida e saj është të ndryshojë kulturën e blerjeve online në Shqipëri dhe drejtuesit shprehen se kanë besimin se me këmbënguljen e duhur kjo gjë do të bëhet realitet.

balfin group, balfin.al, neptun, spar, green coast