Image not available
Image not available
Image not available
Agrobiznes

Grupi Balfin ka zgjeruar portofolin e investimeve të tij edhe në fushën e bujqësisë, duke kombinuar cilësinë e lartë të produkteve me blerës lokalë, tregje ndërkombëtare dhe me një impakt social teper pozitiv. Ky investim konsiston në ndërtimin e mjediseve të mbrojtura për prodhimin e produkteve bujqësore, me shumicë dhe pakicë , në Shqipëri dhe jashtë vendit. Kompania synon të ketë një depërtim të shpejtë dhe të sigurt në prodhimin dhe tregun e shitjeve të produkteve bujqësore në Shqipëri dhe jashtë saj, me qëllim eksportimin e produkteve bujqësore për kontraktorët e huaj.