Tirana Bank

Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri.

Ajo u themelua me 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka patur një zhvillim të madh, duke shtrirë degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot ajo është konsoliduar në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, që u përgjigjen me së miri kërkesave të klienteve të saj.

Sot Tirana Bank ka 35 degë dhe agjensi në shumicën e qyteteve kryesore, zonat industriale dhe kalimet kufitare dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i klientelës në të gjithë rrjetin është në standarte profesionale dhe klienti mund të gjejë zgjidhje për çdo kërkesë apo nevojë financiare të tij. Objektivat në të ardhmen janë të lidhura ngushtë me “të qenit pranë klientit” dhe kjo tregon se ajo do të vazhdojë të zgjerohet si në aspektin gjeografik, po ashtu dhe në atë të produkteve dhe shërbimeve cilësore. Vendodhja dhe personeli janë dy pikat kyçe të një banke, për t'i shërbyer sa më mire klientit. Nën këtë filozofi, Tirana Bank ka krijuar një staf profesionistësh, me experiencë te gjerë në fushën bankare, të cilët përkushtimin e tyre e identifikojnë me suksesin e bankës. Përkushtimi në punë, respekti ndërmjet kolegëve, shkëmbimi i eksperiencave dhe komunikimi profesional me klientin janë vlerat më të mira të stafit të Bankës sonë.

Kultura e organizatës sonë nxit shpirtin krijues, bashkëpunimin, punën në skuadër dhe shpërblimin e meritave, për të arritur objektivat primare dhe për të përmbushur me sukses misionin tonë.