Image not available
Image not available
Energji

Albanian Energy Supplier është themeluar në vitin 2014. Kjo shoqëri ushtron aktivitetin e saj në ofrimin e shërbimeve të importit, eksportit, tregtimit dhe furnizimit me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike. Njëkohësisht kjo shoqëri ofron eksperiencën e saj në ndërtimin, zhvillimin dhe menaxhimin e impianteve dhe sistemeve të prodhimit, shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike.

Albanian Energy Supplier është një kompani e specializuar në shitblerjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme, ofrimin e shërbimeve të konsulencës, projektim inxhinierik dhe asistencë teknike.

Albanian Energy Supplier është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.