Image not available
Image not available
Albanian Energy Supplier

Albanian Energy Supplier është themeluar në vitin 2014. Kjo shoqëri ushtron aktivitetin e saj në ofrimin e shërbimeve të importit, eksportit, tregtimit dhe furnizimit me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike. Njëkohësisht kjo shoqëri ofron eksperiencën e saj në ndërtimin, zhvillimin dhe menaxhimin e impianteve dhe sistemeve të prodhimit, shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike.

Albanian Energy Supplier është një kompani e specializuar në shitblerjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme, ofrimin e shërbimeve të konsulencës, projektim inxhinierik dhe asistencë teknike.

Ndërtimi i Nënstacionit Elektrik 110/10 KV në Elbasan është një investim që arrin shifrën e 3,000,000€. Kjo vepër mjaf komplekse, e para në llojin e saj në raport me investimet e deritanishme të Grupit Balfin, u realizua në një periudhë rekord prej 9 muajsh.