Image not available
AlbChrome

AlbChrome shpk është prodhuesi më i madh i mineralit të kromit dhe ferrokromit në Shqipëri dhe rajon, të cilit ju dha e drejta e një kontratë konçesioni nga Qeveria Shqiptare në vitin 2001. Si pjesë e Grupit Balfin, AlbChrome operon në fushën e minierave, përpunimit dhe shkrirjes së mineralit të kromit .

Pjesë e investimeve të AlbChrome janë:

  • Miniera e Kromit, Bulqizë
  • Uzina e Fe-Cr, Elbasan
  • Uzina e Fe-Cr, Burrel
  • Impianti i Pasurimit, Klos

AlbChrome renditet si një ndër 5 prodhuesit më cilësorë të Ferrochromit në botë nga Revista MetalBulletin. MetalBulletin është revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve mbi transaksionet, çmimet dhe arritjet e realizuara në fushën e metaleve, përfshirë dhe atë të Ferrochromit.

Ky pozicionim i ri i AlbChrome në kategorinë më të lartë të prodhuesve të Ferrochromit në botë, është një sukses i padiskutueshëm që konfirmon edhe një herë angazhimin e kompanisë në rritjen e cilësisë së prodhimit të këtij metali si dhe njëkohësisht e identifikon markën AlbChrome si një prodhues i jashtëzakonshëm në nivel global. Kështu AlbChrome renditet në të njëjtin nivel me kompanitë më të mëdha në botë në këtë fushë.

www.albchrome.al