Image not available

Bulqiza është zona më e pasur në mineral kromi në Shqipëri. Kromi i nxjerrë nga kjo zonë është krom i cilësisë së lartë. Miniera e Bulqizës, në pronësi të AlbChrome, ka mbi 65 vjet që është funksionale dhe është një ndër minierat më të mëdha në Shqipëri. Kjo minierë aktualisht operon në 800 metra thellësi. Me më shumë se 710 punëtorë miniera e Bulqizës operon në 16 nivele.

Aktualisht nga miniera jonë në Bulqizë nxirren rreth 84’000 ton mineral kromi në vit. Një investim i rëndësishëm është duke u zhvilluar në minierë, me qëllim hapjen e një pusi të ri (pusi 9) i cili do të jetë më i thellë, duke krijuar nivele të reja dhe rezerva të reja kromi. Ky projekt pritet të përfundojë brenda këtij viti dhe jo vetëm që do të rrisë prodhimin në 100’000 ton rezerva, por do të zgjasë edhe jetën e minierës.

Pjesë e minierës së Bulqizës është edhe miniera e Qafë Buallit e cila pritet të vihet në punë dhe të ketë një prodhim prej më shumë se 40’000 ton mineral kromi në vit.