Image not available
Uzina e Fe-Cr Burrel

E ndërtuar në vitin 1979, uzina është një ndër investimet e para në industrinë minerare në Shqipëri. Me një pozicion strategjik, pranë Minierës së Bulqizës dhe rezervave të tjera të kromit, uzina shtrihet në një hapësirë prej 14 hektarësh. Uzina ka 3 furra elektrike me fuqi instaluese 9 MVA. Aktualisht dy furra janë funksionale dhe prodhojnë rreth 60,000 ton ferrokrom në vit. Brenda dy viteve të ardhshme AlbChrome do të vërë në punë edhe furrën tjetër si pjesë e planeve për investim që kompania ka.

Produkti përfundimtar dhe i vetëm i Uzinës së Ferro-Kromit në Burrel është ferro-krom me përmbajtje të lartë karboni (C= 6–8 %), ndërsa kromi në ferro-krom është Cr=60-65 % (baza 63 %).