Image not available
Uzina e Fe-Cr Elbasan

Fabrika e Ferro-Kromit në Elbasan është vënë në punë në vitin 1989. Ajo është projektuar të prodhojë ferrokrom me karbon të lartë duke përdorur si lëndë të parë mineralet e kromit që vijnë nga minierat në vend, kryesisht nga zona e Bulqizës.

Aktualisht Uzina e Ferrokromit Elbasan punon me dy furra për prodhimin e ferrokromit me karbon të lartë. Njëra nga furrat u fut rishtaz në prodhim, në fillim të muajit Maj të vitit 2013, pas një investimi të Grupit Balfin. Kapacitetet aktuale të prodhimit janë rreth 33’000 ton ferro-krom në vit.

Për shkak të investimeve të vazhdueshme brenda uzinës, prodhimi pritet të rritet në 42.000 ton/vit brenda vitit të ardhshëm. Ky produkt është tërësisht i destinuar për eksport, kryesisht në tregjet e vendeve industriale të zhvilluara në Europë, Azi dhe Amerikë.