Image not available

Fabrika e Ferro-Kromit në Elbasan është vënë në punë në vitin 1989. Ajo është projektuar të prodhojë ferrokrom me karbon të lartë duke përdorur si lëndë të parë mineralet e kromit që vijnë nga minierat në vend, kryesisht nga zona e Bulqizës.

Aktualisht Uzina e Ferrokromit Elbasan punon me dy furra për prodhimin e ferrokromit me karbon të lartë. Njëra nga furrat u fut rishtaz në prodhim, pas një investimi të Grupit Balfin. Kapacitetet aktuale të prodhimit janë rreth 36’000 ton ferro-krom në vit.

Në vitet në vijim, AlbChrome do të investojë në ndërtimin e një furrë të re, e cila pritet të rrisë prodhimin vjetor me rreth 18'000 ton. Ky produkt është tërësisht i destinuar për eksport, kryesisht në tregjet e vendeve industriale të zhvilluara në Europë, Azi dhe Amerikë.