Image not available
TBU - Tirana Business University

TBU- Tirana Business University është një universitet i dedikuar Administrimit të Biznesit dhe Ligjit të Biznesit në Shqipëri. “Tirana Business University”, përpiqet që të plotesojë nevojat që biznesi dhe ekonomia kanë sot për profesionistë në administrimin e biznesit dhe për ligjet e biznesit, të pajisur me njohuri bashkëkohore dhe kualifikim për t’ju përgjigjur kushteve të reja të zhvillimit të konkurencës së lartë në tregun botëror. Aktivitetin e filloi ne vitin 2010 dhe prej atëherë është rritur për të qënë një universitet me reputacion të mirë në vend. Ky universitet është themeluar sipas modeleve akademike të edukimit më të avancuara dhe të suksesshme, dhe vlerave të mësimdhënies sipas universiteteve më të mira europiane.

TBU vlerëson marrëdhënien me Grupin Balfin jo vetëm në mbështetjen financiare e cila eshtë e rëndësishme në arritjen e qëllimeve të saj strategjike në të ardhmen por gjithashtu edhe një shembull i marrëdhënieve të suksesshme me përmasa europiane. Përveç se është një model frymëzues, Grupi Balfin i ofron studentëve të universitetit mundësi konkrete praktike por edhe mundësi punësimi në kompani të ndryshme të Grupit.

www.tbu.edu.al

© Copyright 2018 Balfin Investment Group All Rights Reserved.webmail zhvilluar nga abp