Image not available
Pasuri të Paluajtshme

Grupi Balfin, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe nga më të fuqishmit në Ballkan shquhet për investimet e mëdha në fushën e ndërtimit. Ky grup filloi aktivitetin në fushën e ndërtimit në fillim të viteve 2000 duke u fokusuar fillimisht në ndërtimin e hapësirave rezidenciale dhe komerciale në Shqipëri.

Nga kjo sipërmarrje janë ndërtuar me sukses rreth 200,000 mije m2 sipërfaqe ndërtimore që përfshin ndërtime të një cilësie shumë të lartë dhe ofrim shërbimesh elitare por njëkohësisht edhe ndërtime cilësore dhe të përballueshme për qytetarët.

Nisur nga ky sukses, Grupi me tej e zgjeron aktivitetin e tij në ndërtimin e hapësirave Tregtare dhe Industriale. 355,000 jane metrat katrorë të ndërtuara nga ky Grup në këtë drejtim duke realizuar me një sukses të padiksutueshëm ndërtimin e qendrave më të mëdha tregtare në Shqipëri (TEG mbi 95,000 m2 dhe QTU), parkun e vetëm logjistik Tirana Logistic Park me mbi 45,000 m2, miniera mbi 15,000 m2 etj.

Por jo vetëm kaq. Balfin Group ka investuar gjithashtu në mbi 10.000m2 në hapësirë të blertë (tokë bujqësore) me një plan zhvillimi dhe ndërtimi 5 herë më të madh se ai ekzistues. Por risia e investimeve është Turizmi.

Nisur nga suksesi i ndërtimit në të gjitha fushat dhe duke ruajtur nje standard të hapësirës së ndërtuar, Grupi Balfin është i përqendruar për investime në ndërtime për qëllime turistike dhe në mënyrë të veçantë atij elitar dhe të luksit. Mbi 305,000 m2 sipërfaqe po ndërtohen nga ky Grup i cili është fokusuar në dy prej zonave më elitare në Shqipëri sic janë Gjiri i Lalzit dhe Palasa.