Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Balfin Real Estate

Balfin Real Estate, kompania më e re e Grupit Balfin, u krijua me qëllimin e dhënies së një fokusi më të lartë në marketimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme e aseteve të ndryshme të Grupit, duke i lënë kompanitë investitore të fokusohen në ideimin dhe zhvillimin e projekteve.
Ndërtimi i një skuadre të suksesshme afatgjatë, totalisht të dedikuar e të specializuar, do të sigurojë përshtatjen ndaj kërkesave të klientëve dhe ofrimin e një shërbimi ekselent tek ta. Ky është dhe misioni i Balfin Real Estate.
Aktiviteti i Balfin Real Estate përfshin edhe shërbime të tjera,si: studim tregu, konsulencë paraprake për projekte të reja, manaxhim i pronës, etj..
Portofoli i pronave që Balfin Real Estate aktualisht marketon është rreth 250 milionë Euro, portofol i cili shumë shpejt do të shtohet edhe me projekte të reja.