Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
TH&B Immo

TH&B Immo është kompani e Grupit Balfin, e cila është themeluar ne Prill të vitit 2018 dhe ushtron aktivitetin e saj në zhvillimin e pasurive të paluajtshme në Austri.
Kompania fokusohet tek ndërtimet dhe investimet e mëdha në ndërtim si zhvillimi i zonave rezidenciale për banim, vila dhe resorte turistike.
Që prej tetorit të vitit 2018, Grupi ka filluar nje projekt serioz rezidencial i cili tashmë është në fazën e ndërtimit të tij. Kompleksi ndodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike, pranë liqenit Traunsee. Projekti përfshin dy zona rezidenciale me godinat tre-katëshe. Altmünster është një qytezë turistike e ndodhur 3 kilometra në Jug të Gmunden, në rajonin e Austrisë së Epërme, e kufizuar nga Gjermania dhe Republika Çeke.
Ky investim prej disa miliona eurosh nga ana e Grupit Balfin pritet që të përfundojë brenda vitit 2019.