Image not available
Image not available
Image not available
Vala Mar Residences
Mane TCI

Kompania ManeTCI është shoqëria lider në biznesin e ndërtimit, investimit, mirëmbajtjen teknike dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme në Europën Lindore dhe Ballkan, themeluar në vitin 2002. Kompania fokusohet tek ndërtimet dhe investimet e mëdha në ndërtim si zhvillimi i qendrave tregtare, rezidenca banimi, vila, resorte turistike dhe infrastrukture industriale. Portofoli i Mane TCI përfshin projektet e mëposhtme:

Ambasador 3, një ndërtesë rezidenciale me një zonë totale ndërtimi 32,300 m2 u përfundua në vitin 2015. Ndërtesa me 23 kate mbi bazament, dy prej të cilave do të përdoren për aktivitete tregtare, dhe 4 kate nëntokë janë hapësirë parkimi, ofron administrim të plotë dhe shërbimin e mirëmbajtjes në 24 orë. “Ambasador 3” ndodhet afër Liqenit Artificial në Tiranë dhe vetëm disa minuta nga qendra e qytetit.

Rolling Hills Luxury Residences, një komunitet rezidencial luksoz, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 40, 000 m2, është duke u ndërtuar. Investimi prej 122 vila të cilat variojnë në madhësi prej 350 m2 në 600 m2 , një Club House dhe një Park Argëtues, është projekti i parë i llojit të tij në Shqipëri. “Rolling Hills Luxury Residences” ndodhet në natyrën e bukur të Petrelës, Tiranë.

Vala Mar Residences, një resort rezidencial elegant dhe turistik që ndodhet në pamjen e mrekullueshme të bregut verior të Gjirit të Lalëzit. Resorti ndodhet afërsisht 38 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, 42 km nga Tirana, 101 km nga Ulqini, dhe 268 km nga Prishtina, “Vala Mar Residences” është tërheqëse për turizëm falë plazheve të saj me rërë dhe pamjes së gjelbërt që ofron natyra e mrekullueshme e kësaj zone. Plani i zhvillimit të infrastrukturës lokale parashikon mundësi për lehtësi të ndryshme dhe shërbime të nevojshme larg zhurmës dhe shqetësimeve të zonës se metropolit.

www.manetci.al