Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
QTU - Qendra Tregtare Univers

Qendra Tregtare Univers është e para qendër tregtare në Shqipëri dhe mbetet serisht destinacion i preferuar për blerje apo argëtim. Kjo vjen nga shumëllojshmëria e markave dhe produkteve që gjenden aty.

Me një sipërfaqe ndërtimi prej 47,000 m2, aty janë vendosur më shumë se 85 dyqane të markave të njohura në mbarë botën si Geox, Terranova, Okaidi, Mango, Penelope, Jumbo, etj, si dhe një gamë e gjerë e mundësive për argëtim.

QTU ka mbi 75,000 vizitorë në javë dhe hapësirë parkimi për rreth 800 automjete.

E hapur në Tetor të vitit 2005, kjo qendër ka revolucionarizuar të gjithë tregun e shitjes me pakicë në Shqipëri duke sjellë koncepte të reja të panjohura më parë në tregun shqiptar si dhe duke ofruar për konsumatorin shqiptar markat më të mira dhe stadartet më të larta të shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit.

www.qtu.al