Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
SEG - Skopje East Gate

Skopje East Gate, është një investim me vlerë rreth 350 milionë euro. Ky projekt është investimi privat më i madh në Maqedoni.
Skopje East Gate planifikohet të ndërtohet në një hapësirë prej 143.000 metrash katrorë, në të cilën do të ngrihen 458.000 metra katror ndërtim.
E ndodhur vetëm dy kilometra nga qendra e qytetit dhe pranë arterieve kryesore rrugore, projekti do të përfshijë një qendër tregtare, segmentin për apartamente banimi si dhe një park zyrash të klasit të lartë. Pritet që e gjithë kjo të sjellë një impuls të mëtejshëm për aktivitetin ekonomik në Shkup, që është në fuqizim e sipër.
Punimet do të jenë të ndara në tre faza dhe i gjithë projekti pritet që të përfundojë brenda një periudhe që shkon nga pesë deri në shtatë vjet.
Sipas parashikimeve, pritet që Skopje East Gate të vizitohet nga rreth 12 milionë njerëz në vit.