Image not available
TEG - Tirana East Gate

TEG është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri. Me 150 dyqane dhe 1,500 vende parkimi,TEG është një destinacion tërheqës jo vetëm për Tiranën por edhe për Elbasanin gjithashtu.

Me një sipërfaqe ndërtimi prej më shumë se 95,700 m2, kjo qendër është ndërtuar që të dallojë për shumëllojshmërinë e markave dhe produkteve, prezantimin e markave ekskluzive, hapësirat për argëtim, restorantet, kafenetë dhe komoditetin maksimal për klientët.

TEG është prezantues i markave ndërkombëtare më të njohura si SPAR, Jumbo, Cinneplex, etj si dhe shtëpia e Inditex Group-grupit më të madh të veshjeve në botë me markat premium (Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius).

E ndodhur 4 km nga qendra e Tiranës, TEG është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm të blerjeve të qytetarëve të Tiranës.

Me konceptin novator, TEG mundëson një eksperiencë të re për blerje dhe argëtim për të gjithë. Pikat e forta të qendrës janë shumëllojshmëria e markave dhe produkteve, hapësira e gjerë për shitje, prezantimi i markave ekskluzive, hapësirat për argëtim, restorant-kafetë e adhurueshme dhe komoditeti maksimal për klientët.

www.teg.al