Image not available
Tirana Logistic Park

Tirana Logistic Park është parku më i madh logjistik dhe Industrial në Shqipëri.

Konsiston në ndërtimin dhe dhënien me qera të 5 magazinave të klasit A dhe ndërtesa industriale rreth 80,000 m2, e planifikuar në tre faza ndërtimi të ndara. Magazina e parë pothuajse ka përfunduar me 15300 m2 (65 % shkalla e shfrytëzimit), shoqëruar nga infrastruktura respektive, hapësira të mëdha parkimi, mole ngarkimi, menaxhimi cilësor i pasurisë, terminali i dedikuar hekurudhës, për ngarkimin dhe shkarkimin e vagonëve të mallrave, platformë e sherbimit Doganor. Etj.

Përveç vendndodhjes perfekte, në autostradën midis Tiranës dhe Durrësit, vetëm 5 km larg nga qendra e kryeqytetit, 11 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit dhe 30 km nga Durrësi, bizneset prezente kanë mundësi të marrin brenda saj shërbime të ndryshme logjistike, si: magazinim, ndërlogjistikë, menaxhim inventarësh, menaxhim porosish, shpërndarje lokale, transportimin e mallrave, shërbim cilësor (paketim, parapaketim, përpunim, etiketim, ambalazhim), etj,. Tirana Logistic Park shpejt po behet nyje kyçe, e cila lidh bizneset në Shqipëri dhe ato të rajonit, sidomos nga Kosova dhe Maqedonia. Duke ndarë aktivitetet e tyre me hapësirat e Tirana Logistic Park, bizneset reduktojnë kostot operacionale dhe përmirësojnë nivelet e shërbimit ndaj konsumatorëve të tyre.

www.tlp.al