Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
ACREM

ACREM është kompania manaxhuese e qendrave tregtare TEG dhe QTU që prej vitit 2008. ACREM është konsoliduar si kompani manaxhuese në tregun shqiptar në sektorët e shërbimeve si: menaxhim i pronave, qeradhënie, marketing, sigurim, mirëmbajtje teknike, etj. ACREM aktualisht vjen me një vizion të qartë, të jetë nr. 1 në tregun Shqiptar në fushën e manaxhimit dhe dhënies me qera të pasurive të paluajtshme.

Zgjerimi i portofolit të kompanisë është tashmë një nga objektivat kyç të ACREM. Ndaj dhe ndërmarrja e dy projekteve të rëndësishme siç janë “Rolling Hills” dhe “Ambasador 3”, përbën për ACREM një hap më tej në arritjen e qëllimeve të kompanisë.

Që nga muaji Prill 2015, ACREM ka marr në menaxhim Kompleksin Rezidencial “Rolling Hills”. Aktualisht në Rolling Hills ACREM kryen menaxhimin e ambienteve të përbashkëta në çdo aspekt të mirëfunksionimit të një jetese luksoze dhe të sigurtë, duke ofruar shërbime cilësore për një bashkëjetesë sa më të mirë. ACREM gjithashtu menaxhon edhe Qendrën më të re Tregtare në vend në Qytetin e Fierit, VIVA.

www.acrem.al