Image not available
Stella Mare

Stella Mare është një sipermarrje e përbashkët e themeluar nga Milsped dhe Grupi Balfin. Me krijimin e kësaj shoqërie vijon bashkepunimi i suksesshëm në fushën e logjistikës dhe transportit ndërmjet këtyre dy kompanive. Stella Mare është shoqëria përfaqësuese e Maersk Line, Grupit më të madh të anijeve të kontenjerëve në botë, duke ofruar shërbimet e saj në Shqipëri.

Stella Mare ofron shërbime për konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë, dhe të vazhdojë zgjerimin e pranisë së Maersk në rajon.

Stella Mare ushtron aktivitetin e saj nëpërmjet shërbimit javor në portin e Durrësit. Maersk ofron shërbimin më të shpejtë në Shqipëri për kontenjerët frigoriferikë nga Amerika e Jugut si dhe shërbim të përkushtuar nga të gjitha portet e Azisë dhe Europës për në Shqipëri.