Image not available
Alba Trade

Alba Trade themeluar në vitin 1993 në Vjenë, Austri, është një kompani e njohur evropiane dhe botërore në shitjen me shumicë të celularëve dhe paisjeve elektroshtëpiake. Ajo është e përfaqësuar në tregjet me rrjetin e dyqaneve të Neptun International, ku luan një rol kyç në koordinimin e të gjithë aktiviteteve të Grupit Neptun. Kjo kompani menaxhon dhe zbaton politikat vjetore të shpërndarjes për secilin nga vendet ku Neptun International operon, mbështet dhe ndihmon në studimin e tregut në Ballkan dhe më gjerë, përmirëson kushtet e biznesit në aktualizimin e gjendjes së tregut dhe konkurrencës, duke koordinuar planin e buxhetit për zgjerimin ndërkombëtar të rrjetit ndërkombëtar të dyqaneve Neptun.