Image not available
Kidzone - Jumbo

Kidzone është operatori zyrtar franchise i JUMBO në Shqipëri. Një shumëllojshmëri lodrash për të gjitha moshat dhe shijet, të markave të njohura të importuara, artikuj për kujdesin e të vegjëlve, kancelari, artikuj sezonalë, decorative dhe objekte të ndryshme shtëpiakë për “fëmijët e rritur”, janë vetëm disa mallrat që do të gjeni në Jumbo. Dyqani i parë Jumbo është një nga markat kryesore që tërheq të vegjëlit drejt Tirana East Gate, qendrës tregtare më të madhe dhe më moderne në Shqipëri. Një dyqan i dytë shumë I madh u hap në QTU duke ofruar të njëjtat shërbime dhe të njëjtën cilësi të produkteve ndaj klientëve të saj.

Pas suksesit të JUMBO-s në Shqipëri , Kid Zone shtrin aktivitetin përtej kufijve, në Kosovë ku është prezent me 6 markete në: Fushë Kosovë, Albi Mall në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Ferizaj, si dhe në Bosnje & Hercegovinë me 4 markete. Më date 4 Maj 2017 JUMBO inaguroi marketin e parë në kryeqytetin boshnjak, në Sarajevë dhe po në Dhjetor të vitit 2017 JUMBO hapi marketin e parë në Banja Luka dhe të dytin për Bosnje & Hercegovinën.

www.jumbo.al