Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Green Coast

Green Coast Resort është projekti i vetëm luksoz i cili ndodhet në plazhin e Palasës. Aty ku Deti Mesdhe dhe Deti Jon takohen duke krijuar një peizazh bregdetar të mrekullueshem si një destinacion kryesor në Shqipëri. Zona e Palasës është një nga zonat më të rralla që ka ruajtur nayrën dhe trashëgiminë antike të qyteteve dhe qytetërimit, duke i mahnitur vizitorët.

Resorti përfshin katër lloje të ndryshme godinash, nga vilat elitare e deri te apartamentet. Vila të bollshme dhe me stil, apartamente që ofrojnë pamje të jashtëzakonshme nga vendndodhja në kodër mes pemëve dhe luleve. Green Coast Resort është frymëzuar nga ndërtesat e rajonit, shtëpi dykateshe të ndërthurura në menyrë harmonike me gjelbërimin dhe pamjen e bregdetit.

Resorti është afër Vlorës, Dhërmiut, Himarës, Sarandës, qytetit antik të Butrintit dhe fshatrave ku praktikohen ende zanatet tradicionale. Ja vlen të eksplorosh bukurinë e natyrës dhe historinë e saj të gjallë.

Vetë pozicioni i Green Coast Resort ofron një larmi aktivitetesh. Aktivitetet në natyrë perfshijnë udhëtim me varkë, udhëtim me kanoe, peshkim, ngjitje të malit me biçikletë, zhytje, ekskursione, ture në marinë, hedhje me parashutë, si dhe eksplorimin e shpellave të Karaburunit me varkë. Aktivitetet në ambjente të brendshme variojnë nga sportet ujore tek basketbolli, volejbolli në rërë, meditimi etj.

www.greencoast.al