Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Image not available
Vala Mar Residences

Vala Mar Residences ndodhet në natyrën e mrekullueshme të Hamallaj. Me një shtrirje prej 310 m në bregdetin e Adriatikut, ky kompleks rezidencial e turistik synon që të shndërrohet në destinacionin kryesor turistik të individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukture.

Pak kilometra nga Tirana dhe Durrësi, Gjiri I Lalzit ofron plazhe të virgjëra me rërë të artë dhe mirëpret mijëra pushues vendas e të huaj. Rezidencat e kompleksit ofrojnë një përzierje të përbërësve të banimit duke përfshirë vila dhe apartamente. Pozicionimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës i jep këtij projekti vlera duke e kthyer në “stacionin e parë” drejt bregdetit verior si edhe në oazin e relaksit për çdokënd.

Afërsia me qendrat kryesore të banimit i mundëson banorëve të shijojnë jetesën e tyre në Vala Mar Residences jo vetëm gjatë stinës së verës apo sezonit të pushimeve, por edhe çdo fundjavë.

Vala Mar Residences ndodhet në një zonë elitare, të paprekur nga turizmi masiv. Intensiteti i ndërtimit është për ndërtime të ulta. Qëllimi është transformimi i zonës në një destinacion turistik të zhvilluar në bregdetin verior të detit Adriatik.

Vala Mar Residences rrethohet nga hapësira të gjelbërta, të përshtatshme për dreka të qeta në natyrë, ku rezidentët dhe turistët mund të shijojnë në qetësi muzgun pranë Adriatikut. Gjithashtu, përreth komunitetit mund të gjeni disa restorante të shkëlqyera tradicionale dhe dyqane tërheqëse.

www.valamarresidences.al