MESAZHI PËRSHËNDETËS I PRESIDENTIT


Ne e vlerësojmë interesin tuaj për Grupin Balfin. Këtu mund të lexoni më shumë rreth nesh, çfarë ne bëjmë në punën e përditshme, historinë dhe rritjen e Grupit Balfin dhe asaj çfarë synojmë të arrijmë në të ardhmen. Biznesi ynë është fokusuar në krijimin e vlerave ekonomike dhe sociale në tregjet ku ne veprojmë.

Ne krijojmë vlera ekonomike duke eksploruar mundësitë e tregut veçanërisht në fushën e shitjeve me pakicë, zhvillimit të pasurive të paluajtshme, industrisë minerare, agrobiznesit, turizmit, shërbimeve etj. në Ballkan dhe më gjerë. Aktualisht Grupi ynë është duke u shtrirë gjithnjë e më tej, duke eksploruar mundësi në segmente të reja të tregut, duke përdorur profesionalizmin dhe njohuritë e fituara mbi tregun.

Ne krijojmë vlera sociale duke u përpjekur të jemi më shumë se një portofol biznesi në rritje dhe një grup individësh aktivë në ambientin ku operojmë. Ne punojmë për të përmbushur politikat tona në kuadër të përmirësimit të jetës dhe zhvillimit të komunitetit, mbrojtjes së ambientit, pasurimit kulturor dhe edukimit në çdo zonë ku jemi të pranishëm me kompanitë dhe punonjësit tanë.

Ne kemi projektuar investimet tona drejt sigurimit të cilësisë dhe garantimit të zhvillimit. Përpiqemi të sigurojmë standarde cilësore në industri, në produktet tona, shërbimet, dhe manaxhimin e shoqërive në punën e përditshme për të përmirësuar proceset. Performanca jonë në vazhdimësi rrit dhe përforcon lidhjet që ne kemi me klientët, partnerët, komunitetin dhe grupet e tjera të interesit. Grupi Balfin është në zhvillim dhe në rritje të vazhdueshme si pasojë e investimeve dhe projekteve të mëparshme që kanë rezultuar të suksesshme. Edhe në vazhdimësi synojmë të ruajmë të njëjtën performancë të suksesshme duke u zhvilluar në cilësi, duke u përfshirë në sektorë të tjerë të ekonomisë dhe duke zgjeruar gjeografikisht shtrirjen e Grupit Balfin.

Besoj dhe dëshiroj që të gjeni në faqen tonë të internetit informacionin që kërkoni. Gjithashtu, ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni nëse do t’ju duhet më shumë informacion.

Samir Mane
President