Grupi Balfin

Me fillesat e veta që në vitin 1993, Grupi Balfin është një nga bizneset më të suksesshme dhe më të rëndësishme në Shqipëri si edhe një nga grupet më aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të gjitha shoqëritë, pjesë e Grupit Balfin, përfaqësojnë një histori suksesi më vete, duke qenë kryesues në sektorët përkatës. Grupi Balfin është gjithmonë në zbatim të ideve të reja, duke krijuar jo vetëm biznese të suksesshme por edhe duke i ofruar tregut shqiptar dhe atij rajonal një pikë referimi solide për t’u ndjekur. Sot, Grupi Balfin gjithashtu konsiderohet një ndër të paktët biznese shqiptare që kanë ditur të jenë të suksesshme dhe konkuruese edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.