Misioni/Vizioni dhe Vlerat

Të operojmë si një investitor i padiskutueshëm lokal dhe rajonal në tregjet e synuara duke parashikuar qasjen e shpenzimeve të klientit dhe duke ofruar një propozim pozitiv për t'i shërbyer këtyre qasjeve nëpërmjet shërbimit të shkëlqyer, duke krijuar kthim-investimi atraktiv ndaj aksionerit. Aftësia e Balfin për të konvertuar sfidat në mundësitë e krijimit të vlerave të biznesit është arsyeja pse ne ekzistojmë.

Vizioni: "Të bëhemi një investitor ndërkombëtar që vendos standarde të reja të përsosmërisë në të gjitha fushat e veprimtarisë"

Vlerat tona kryesore

Partneritet – Ne jemi partneri juaj
Kontributin tonë më të fortë e bëjmë përmes bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të besimit. Duke kontribuar me mjeshtërinë tonë, profesionalizmin, eksperiencën dhe kapitalet, ne sigurojmë një mbështetje solide për ortakët dhe garantojmë sukses. Të gjitha kompanitë e Grupit Balfin dhe partnerët, përfitojnë nga sinergjia dhe shkëmbimi i përbashkët i eksperiencave dhe arrijnë rezultatet më të mira.

Ne përpiqemi të sjellim risi.
Në Grupin Balfin, nëpërmjet diversitetit tonë, nxisim risitë dhe krijueshmërinë në të gjitha aspektet e biznesit tonë. Ne arrijmë rezultatet më të mira duke u përgatitur për të ardhmen, duke ndërmarrë risqe, duke mësuar nga eksperienca jonë dhe duke gjetur rrugë të reja për t’i bërë gjërat më mirë. Të pranishëm në shumë industri, ne jemi entuziastë për rritjen e vazhdueshme nëpërmjet projekteve dhe bashkëpunimeve të reja, nëpërmjet pasionit dhe vëmendjes ndaj detajeve. 

Vlerësim – Ne përkujdesemi
Ne trajtojmë stafin tonë, partnerët dhe klientet tanë me respekt, ndershmëri dhe drejtësi. Ne i vlerësojmë shumë opinionet e stafit, partnerëve dhe klientëve tanë, i përfshijmë në vendimmarrje. Ne nxisim perspektiva të ndryshme, promovojmë dhe vlerësojmë performancën e lartë. Ne bëjmë më të mirën për të qenë të lidhur dhe të përfshirë në shkëmbimin e hapur të ideve me partnered, punonjësit dhe shoqëritë e Grupit. Besimi te stafi dhe partnerët tanë, njohja e punës dhe kontributit të tyre, lehtëson rrugën tonë të rritjes së mëtejshme.

Përgjegjshmëri
Ne bëjmë atë çfarë ne themi, me përgjegjësi dhe etikë të plotë. Ne tregojmë përgjegjësi maksimale dhe respekt për punonjësit, partnerët, konsumatorët, komunitetet lokale në të cilat investojmë. Grupi Balfin përmirëson kushtet e komuniteteve lokale duke rritur numrin e të punësuarve dhe duke mbështetur projekte që kanë si qëllim zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.