Përgjegjësia Sociale

Grupi Balfin është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin dhe ambientin. Ne besojmë se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen kulturore sociale të komunitetit ku ai vepron. Për këtë arsye, ne gjithmonë vlerësojmë dhe kujdesemi për politikat sociale dhe ambientale si dhe për aplikimin e projekteve të zhvillimit kudo në rrjetin e Grupit.

Ne sigurohemi që bizneset tona të shërbejnë njëkohësisht si investime për përmirësimin e kushteve të punës, infrastrukturës, kujdesit shëndetësor, edukimit dhe kulturës në komunitetet në të cilat ato veprojnë.

Në kohën e çështjeve të globalizimit modern dhe strategjive të mbrojtjes së mjedisit, ne e konsiderojmë një mision të rëndësishëm trajtimin e këtyre çështjeve, duke vlerësuar ndikimet e mundshme që mund të shfaqen gjatë zbatimit të projekteve.

Shoqëritë e Grupit Balfin nuk kufizohen vetëm me sigurimin e vendeve të punës për komunitetet lokale në të cilat ato veprojnë por përpiqen të krijojnë një ndikim pozitiv në jetën familjare dhe në vend.

Shtyllat kryesore në të cilat mbështeten programet tona sociale janë:

  • Mjedisi
  • Edukimi
  • Kultura
  • Shëndeti