Qeverisja Korporative

Qeverisja nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e disa rekomandimeve, por është një mënyrë e të bërit biznes dhe është në zemër të gjithçkaje që ne bëjmë.
Objektivat e Grupit Balfin për Qeverisjen Korporative përfshijnë:

  • Promovimi i integritetit, transparencës, besueshmërisë dhe përgjegjshmërisë
  • Sigurimin e balancave dhe kontrollit. 
  • Kultivimi i sjelljes profesionale nëpërmjet Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale

Pasqyra e Qeverisjes Korporative

Qeverisja efektive e korporatës kërkon një kuptim të qartë të roleve respektive që kanë të bëjnë me menaxhimin e Grupit dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerë në strukturën e korporatës.
Kjo gjë realizohet në përputhje me objektivat e përgjithshme, planet dhe qëllimet e biznesit.  Qeverisja Korporative është e integruar në strategjinë dhe objektivat e një biznesi dhe nuk shihet thjesht dhe vetëm si një detyrim, i ndarë nga projeksionet, planet dhe objektivat afatgjata të biznesit.

Qeverisja Korporative e Grupit Balfin mbështetet mbi:

  • Etikën e biznesit
  • Menaxhimin strategjik
  • Planet e biznesit
  • Organizimin efektiv
  • Publikimin, transparencën dhe përgjegjshmërinë
  • Risitë dhe përmirësimin e vazhdueshëm
  • Përputhjen me ligjet dhe rregulloret

Trupi Udhëheqës i Grupit Balfin është Bordi Drejtues, i cili përbëhet nga: 

 Presidenti i Grupit Balfin
 CEO i Grupit Balfin
 Zëvendës Presidentët (5 gjithsej)
 CFO i Grupit Balfin
 Partner (Maqedoni dhe Kosovë)

Ne udhëhiqemi nga parimet më të mira të kulturës sipërmarrëse dhe prezantojmë aspektet më të mira të menaxhimit profesional.

Avantazhi konkurues i Grupit Balfin vjen në sajë të zhvillimit të kapitaleve të saj në burime njerëzore. Ne kemi politikat tona të tërheqjes së talenteve dhe procedurat e emërimit për pozicionet e larta drejtuese në Grup. Ne kemi rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë e menaxherëve mbi benefitet e mirëqeverisjes, duke i përfshirë ata në planet dhe strategjitë e zhvillimit të Grupit.

Grupi Balfin vazhdimisht është duke adoptuar dhe zbatuar parimet, politikat dhe praktikat më të avancuara të qeverisjes korporative dhe i përkushtohet maksimalisht implementimit të qëndrueshëm të tyre, i cili përfshin monitorimin dhe të gjithë mekanizmat e tjerë vlerësues dhe rregullatore.

Qeverisja Korporative është një ndër prioritetet strategjike të Grupit Balfin dhe zhvillimi i saj kontribuon në qëllimin e Grupit për tu bërë lider rajonal dhe ndërkombëtar. Përmirësimet e qeverisjes korporative komunikohen rregullisht tek palët e interesuara si dhe për publikun e gjerë, nëpërmjet faqes së internetit, e cila është e përditësuar me zhvillimet më të fundit.  

Një nga treguesit kryesorë të suksesit të Grupit Balfin është etika në sjellje e punonjësve të tij. Reputacioni ynë, si individë ose si korporatë, mbështetet mbi këtë tregues. Çdo punonjës në Balfin ka përgjegjësinë që në përditshmërinë e tij të sigurojë se emri “Balfin” duhet të mbetet sinonim i ekselencës dhe profesionalizmit.

Klientët e Grupit Balfin japin besimin dhe paratë e tyre në punën që ne bëjmë. Çdo punonjës mbështetet në standardet më të larta etike, jo vetëm duke siguruar shërbime të cilësisë më të lartë, por edhe duke krijuar një ambient biznesi që reflekton besim rrënjësor në Grup duke përfshirë integritet, konfidencialitet dhe përgjegjshmëri. Grupi Balfin, ashtu si çdo biznes i përgjegjshëm, vepron sipas ligjeve dhe rregullave të shtetit. Lidershipi i Grupit Balfin ka ndërmarrë hapa konkretë drejt zhvillimit, zbatimit dhe ruajtjes së një programi në përputhje të plotë me ligjet dhe bordi rishikon në mënyrë periodike të tilla nisma për tu siguruar mbi efektivitetin e tyre.